Sevilla (lex. Sevija) është kryeqendra e Andalusisë, qendra e kulturës dhe ekonomisë së Spanjës Jugore. Një qytet që ndoshta keni dëgjuar pak apo asgjë, por që ashtu sic shprehet edhe një këngë dedikuar qytetit, “Sevilla ka një ngjyrë të vecantë”. Nëse jeni njerëz që i doni ditët e ngrohta me diell, energjinë pozitive, tringëllimën e patkonjeve në kuajve që  iu rikthejnë idenë e filmave klasik dhe ritmin e flamengos, atëherë Sevilla ështË zgjedhja e duhur për ju. 

Çfarë janë një “MUST” për tu vizituar në Seville:

1Katedralja e Sevilles

Është katedralja më e madhe gotike në botë, e ndërtuar në fund të shek.XV, duke zene vendin e një Xhamie të madhe ndërtuar në kohën e ndikimit maroken. Përveç detajeve dhe stilit gotik , ngjyrave dhe lartësisë së kësaj katedraleje, një e veçantë tjetër është edhe fakti që këtu ndodhet i vendosur edhe varri i Kristofor Kolombit, i cili mbahet në lartësi i kapur në kënde nga 4 mbretërit e Spanjës ne mënyrë simbolike.

2La Giralda 

E ndërtuar si një kullë minareje, e me pas e shndërruar ne vendin e këmbanave për katedralen. Ndoshta mund t’iu lodhi pak për të arritur në pikën më të lartë të kullës, ama pamja që ofron e qytetit të Sevilles është magjike, gjë që e ben të justifikueshme 😉

3Real Alcázar

Real Alcázar (Pallati Mbretëror) është një tjetër vizitë që s’duhet ta humbisni. Arkitektura mbizotëruese është e stilit maroken , me oborre mahnitëse dhe kopshtin e quajtur ‘Labirinth” i ndërtuar në formën e lojës ku duhet të gjesh daljen në gjithë ato rrethime te gjelbërta. Të kujton padyshim filmin vizatimor “Liza në botën e çudirave “ sapo e sheh kopshtin :D. Nuk duhet të dilni nga pallati mbretëror pa vizituar dhomën ku u planifikua udhëtimi i Kristofor Kolombit drejt vendit te pazbuluar Amerike, duke zbuluar edhe detaje të tjera rreth atij udhëtimi.

4Plaza de España

E ndërtuar në vitin 1929 si një panair ku do të mblidheshin të reklamonin të gjithë qytetet e Spanjës, u kthye në një ndër vendet më magjike të Sevilles. Për të gjithë juve që ju pelqejnë episodet e “Star Wars” duhet të dini që episodet e fundit janë realizuar pikërisht këtu. Me siguri që tani keni edhe një arsye më shumë për të përjetuar nga afër skenat më të bukura tl filmit …e ku tjetër , në Seville 😉

5Ura Triana

Nuk mund ta mbyllni shëtitjen ne Seville pa një ndalesë buzë lokaleve pranë lumit , veçanërisht urës “Triana”. Dritat dhe ngjyrat e qytetit do e bëjne këtë ndalesë vërtet të këndeshme, ama duam të theksojmë qe ka vlerë më shumë pamja sesa ushqimi në     restorantet e kesaj zone të qytetit. 

6Ushqimet dhe jeta e nates

Nëse doni të provoni ushqimet tradicionale spanjolle me çmimet dhe shijet më të mira, sugjerojmë te merrni rrugën me kalldrëm në krahë të  Real Alcazar. Tapas do të thotë racion pak më i vogël se normalja për disa ushqime tradicionale spanjolle. Në fakt, racionet janë mjaftueshem dhe ideja e tapas si shoqëruese është që të provosh disa lloje të ndryshme ushqimesh. E ku ka më mirë kur je në një vend të ri, se sa të eksperimentosh disa shije ?!  Disa tapas tipike që ju sugjerojme ti provoni janë: tortilla spanjolle, patatas bravas (patate furre me një shije pikante), crochettta di pollo (kroketa te mbushura me krem pule ), ullinjt dhe hamonin spanjoll. Zgjedhja më e mirë për tapas sipas sugjerimit tonë është “Bodega Santa Cruz”. Rradha në oraret e fluksit mund t’iu duket suprizuese, ama shërbimi është i shpejtë dhe sigurisht kërkesat e shumta tregojnë që ka ushqim të mirë dhe çmime shumë teëlira.

Mos u largoni nga një vend spanjoll pa provuar një paella (lex. paeja) dhe një gotë nga pija tipike Sangria. Sugjerimi jonë për paella-n do të ishte në të njëjtën zonë. Kjo rrugicë ka disa restorante shumë të mira dhe duke qenë se Sevilla është një qytet i ngrohtë e ku nuk mungon dielli, dreka do ju duket shumë e këndeshme në tavolinat e dizenjuara në stilin spanjoll, rrugicave të kalldremta e larg zhurmës së makinave. Një keshille të fundit për të mos ngelur pa ngrenë dreken tuaj, është të kujtoheni për siesten kur jeni në Spanjë. Siesta quhet orari i pushimit të drekës, ku pjesa më e madhe e lokaleve dhe dyqaneve mbyllen. Orari fillon diku rreth orës 16:00, kështu që sigurohuni të nisni drekën pak më herët dhe të lini një pjese të qytetit ta shikoni më vonë.

museo-del-baile-flamenco-seville-spain-jpg-rend-tccom-616-462

Duke u ndalur pak tek jeta e natës , Seville ofron pafund mundësi pubesh dhe lokale nate, por edhe një mbrëmje flamenco nuk do të ishte aspak ide e keqe, për të ndjerë edhe më shumë energjinë dhe shpirtin e kryeqendrës së Andalusisë.

Lini një Përgjigje