Udhëtimet ashtu si veshjet, kanë tendencat dhe modën e tyre. Gjithmonë e më shumë udhëtarët, po distancohen nga format komode të të udhëtuarit, duke zgjedhur mënyra sa më origjinale dhe pak të vështira, për të mbërritur në destinancionet e dëshiruara. Nga eksplorimi i botës sipas kërkesave të stomakut, tek udhëtimet me dy rrota; këto janë tendencat e udhëtimeve të këtij viti.

Me biçikletë: nëpër shtete apo kontinente

biking-exercise

Udhëtimet me biçikletë nuk kanë qënë kurrë më tërheqës. Tani ofrohen shumë opsione për të gjithë ata që duan të përshkojnë botën me biçikletë. Këto udhëtime mund të planifikohen shumë lehtë edhe nga amatorët, në sajë të një komuniteti të gjërë të cilët shkëmbejnë rrugët që ndjekin dhe eksperiencat e tyre online. Një nga rrugët më të rekomanduara është Camino de Santiago në Spanjë.

Turet e ushqimeve: stomaku ju udhëheq në drejtimin e duhur

food-table-vietnam-vietnamfood0916

Shumë udhëtarë janë duke përzgjedhur destinacionet që duan të vizitojnë nisur nga dëshira për të provuar kuzhinën e atij vendi. Dhe në fakt, ç’suvenirë më të mirë mund të merrni nga një vend, sesa të mësoni të gatuani të paktën një nga pjatat tradicionale të tij?
Një nga destinacionet që mund të zgjidhni nisur nga kuzhina e tij është Vietnami, i famshëm për kryeveprën e tij bún riêu cua (petë orizi me domate dhe supë gaforre).

Lini një Përgjigje