Nje vizite ne kryeqytetin e Hungarise nuk quhet e plote pa nje pije (ose me shume) ne nje nga vendet me unike te qytetit, ndoshta jo vetem te Budapestit por kjo ju ngelet juve per ta konfirmuar. Szimpla Kert eshte nje kopesht/pub/kafe/dyqan suveniresh/shisha bar/vend takimi e shume te tjera qe do te suprizoj edhe me skeptikun gjate vizites pasi ka dicka terheqese per shijet e gjithkujt.

Vendi ku sot shtrihet Szimpla Kert ishte nje lagje e shkaterruar dhe me lene pas dores nga bombardimet e Luftes se Dyte Boterore. Asnjeher nuk e kam besuar me shume se pas experiences ne kete ruin bar faktin qe ndjesia e te bukures dhe sensi i shijes nuk lidhen me nje investim te shtrenjte por me idete e vecanta.

Eshte e veshtire te shpjegosh atmosferen e ketij vendi me fjale por do perpiqem…Korridore te ngushta, shkalle spirale, dyer te vjetra te dizenjuara ndryshe nga njera-tjetra do t’iu cojne ne dhoma te permasave te ndryshme, secila me tematiken e vet, ku do t’iu duhet kohe te vezhgoni cdo detaj te imagjinates se Szimpla Kert. Robot qe kercen, karriget e teatrit te vjeter ose ajo e berberit, nje vaske per tu shtrire ne dhomen tjeter, televizor te vjeter te cilet mund t’iu ndryshosh imazhet nepermjet lojrave te varuara ne njeren ane te deres, e diku me larg eshte makina qe tashme eshte bere pjese e ruin bar-it dhe sherben si tavolin per 5 persona. Gjithcka e cuditshme nuk eshte aspakt e cuditshme per shijet e Szimpla Kert dhe ndoshta kjo gje ben qe gjithcka te pershtatet ne menyre perfekte. Mos u shqeteso per bicikletat e varura ne tavan, as per babagjyshin qe ka ngecur ne maje te pemes, ka kohe qe po i shijon atmosfera e ketij kopshti dhe ka vendosur te mos largohet. 😛  Do te gjesh grafite te cuditshme, “art punk” neper mure e nese ke deshire mund te lesh gjurmen tende ne kete vend te cuditshem duke shkruar emrin neper grafite ose duke dhuruar nje suvenir qe ti mendon qe i pershtatetit ketij “kopshti magjik vjeturinash”.

Szimpla Kert

Picture 1 of 3

Sekreti i Szimpla Kert qendron tek thjeshtesia dhe atmosfera qe krijon duke e shnderruar ne nje ndalese qe asnjeher nuk eshte bosh nga turiste. Cdo mbremje eshte e vecante me muzike live, te ftuar dhe me Dj ne oret e vona. Turiste dhe vendas te te gjitha moshave, ‘bachelor party’ dhe “pub crawl” nga me te cmendurat mund ti shohesh aty. Ju pelqejne koktejlet, vera, birra apo shisha bar, per secilin prej jush ka nje dhome te vecante. Mos harroni te vizitoni edhe dhomen e lojrave ne katin e dyte dhe hapesiren e kopshtit te jashtem. Nuk ka kohe per tu merzitur sepse ky ambjent krijon varacion dhe mbi te gjitha nuk eshte nje lokal tipik ku duhet te ulesh ne tavolinen e zgjedhur qe ne fillim, mos harro pijen dhe eksploro per te gjerur dhomen tende te preferuar.                  

Cmimet e pijeve dhe ushqimeve jane relativisht te lira, ndoshta kjo eshte nje arsye me shume qe eshte shnderruar ne nje destinacion te preferuar. Te gjitheve nga pelqen te postojme nje “story” apo foto kur jemi ne nje vend te ri keshtu qe lajmi tjeter i mire eshte aksesi falas ne internet ne te gjithe lokalin. 😛

Per nje kafe gjate paradites apo per nje pije ne darke (personalisht do jua sygjeroja te dyja esperiencat ), mos u largoni nga Budapesti pa nje ndalese ne kete kopesht magjik.

Budapesti eshte per momentin destinacioni me i lire qe mund te vizitoni, kjo fale fluturime direkte tashme edhe nga Tirana me kompanine ajrore low cost Wizz Air. Mjafton te planifikoni udhetimin pak perpara dhe cmimet do t’i  gjeni shume te lira, duke mos harruar ketu edhe faktin qe edhe sipas TripAdvisor.com kryeqyteti i Hungarise eshte nje nga qytete me te lira ne Europe per te vizituar.                                   

Szimpla Kert ju pret…!

Lini një Përgjigje