Ishit betuar se nuk do t’a bënit më kurrë, por ata kanë rezervuar pa ju pyetur më parë. Pushimet me prindërit kur je i rritur dhe je larguar familja, nuk janë nësoj si udhëtimet e fëmijërisë. Megjithtë, pushimet me mamin dhe babin nuk duhet të kthehen në shqetësim. Këto këshilla mbijetuese ju vijnë në ndihmë për të patur pushime të lumtura.

1. Bëni programin tuaj

Me siguri keni rutinë të ndryshme nga prindërit tuaj, rezultat ndoshta i faktit që nuk jetoni më në të njëjtën shtëpi. Nëse vendosni të rrini vonë ose ta kaloni vaktin e mëngjesit, sigurohuni që prindërit ta kuptojnë këtë dhe të mos ju telefonojnë në 7 të mëngjesit për t’ju zgjuar. Nëse ata duan të shkojnë të flejnë ose të hanë darkë herët, mirëkuptojini. Vendosni pritshmëri reale në programet tuaja pavarura, kështu asnjëra nga palët nuk do të humbas atë që do të bëj.

2. Zihuni, kërkoni falje, kalojeni

Pranojeni se do të keni nja dy zënka të vogla pushimesh, dhe kur të ndodhin nuk mund të ikni me vrap në shtëpinë tuaj për të pritur derisa të kaloj furtuna. Mënyra më lehtë për të hequr dorë nga një debat i nxehtë është të kërkoni falje dhe t’a kaloni sa më shpejt. Mund të merrni një faj që nuk e keni, por në këtë mënyrë do të shmangni atë momentin kur të dyja palët heshtin (pasi janë grindur mjaftueshëm), dhe do të vazhdoni pushimet të lumtur.

GLD_GEN_15_F009_baa66e85b7b022a8d432c952676c294d86ac9226

3. Lërini të kërcejnë të lumtur

Ky është momenti i tyre. Kur ishit adoleshent ( ndoshta edhe tani) ju vinte turp kur i dëgjonit të këndonin në karaoke apo kur kërcenin në atë mënyrën e tyre. Mos harroni, këto janë edhe pushimet e prindërve, jo vetëm tuajat. Kanë kursyer për këtë udhëtim ndërkohë që ju festoni dhe argëtoheni çdo fundjavë. Lërini të kënaqen dhe të ndihen të rinj.

Lexo: Si t’i mbijetoni pushimeve në grup

4. Rezervoni dhoma të ndara

Për të marrë më të mirën nga pushimet ju duhet pak hapësirë. Duke patur dhomën tuaj, mund të shkoni tap në 6 të mëngjesit ose të zgjoheni para herët për të bërë joga buzë detit; pa shqetësuar babin dhe pa prishur gjumin e bukurisë së mamit. 🙂

SENS_GEN_13_F014_8ce4a43d1cf86131b3b30c0612b3d3c3e0e74bef

5. Mos harroni sensin e humorit në shtëpi

Ndonjëherë, buzëqeshja është shërimi më i mirë dhe ju thjesht duhet të qeshni. Merrni gjërat lehtë. Një buzëqeshje e ngrohtë largon gjithë energjitë e këqija dhe mban gjallë shpirtin e pushimeve.

Pushime të mbara!

Lini një Përgjigje