Vetëm për një natë, Airbnb ju ofron pushuesve të guximshëm dhe shoqëruesve të tyre, mundësinë për të fjetur në shtëpinë e Drakulës së Bram Stoker.

Kështjella Bran- përfshirë fortesën dhe kullën e saj- është e vendosur mbi një humnerë, rrethuar nga malet madhështor në Transilvani, Rumani, njësoj si kështjella e vampirëve e përshkruar në romanin e Bram Stoker. Megjithatë lidhja ndërmjet Drakulës imagjinar dhe kështjellës nuk janë dhe aq të forta, duke qenë se thuhet se autori i romanit nuk e ka vizituar asnjëherë Rumaninë.

bran-3-660x440Ka qënë ose jo dikur shtëpia e vampirëve, një natë në kështjellën Bran nuk mund të mos jetë tunduese. Pjesa e brendshme është e gjitha e ndërtuar prej druri, dyshemeja kërcet ndërkohë që ecni, 4 shtretërit janë të gëdhëndur në detaje dhe ujqërit enden nëpër male.

Nëse jeni mjaftueshëm të guximshëm për të provuar këtë eksperiencë, duhet të merrni parasysh këto rregulla: nuk lejohen hudhrat, nuk lejohen stolitë prej argjendi dhe mos harroni se “Konti nuk është fan i slefie-ve përpara pasqyrës”.

bran-2-660x420

Lini një Përgjigje