Göteborg është qyteti i dytë më i madh në Suedi dhe qyteti me portin më të madh në Skandinavi. Edhe pse nga emri që mban, të jep përshtypjen se mund të jetë qytet i zymtë, Göteborg është një qytet i ngrohtë, miqësor dhe multikulturor ( 23% e popullsisë, nuk kanë lindur këtu), me një rritje të konsiderueshme të zgjerimit të tij. Vitet e fundit me rritjen e popullsisë, numri i turistëve sa vjen e shtohet. Por pse Göteborg duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës?

Trashëgimia ujore

normal_945995

Trashëgimia e Göteborgut është uji, po aq sa edhe toka, kështu që shikojeni qytetin mbi ujë. Mund të zgjidhni të lundroni me kajak, ose të lundroni me traget (disa nga udhëtimet me traget janë falas) – panorama është e pafundme, veçanërisht gjatë perëndimit të diellit. Për argëtim të mëtejshëm detar, vizitoni Muzeun Detar dhe Akuariumin, ose Maritiman, muzeun e flotës detare.

Disa nga ushqimet më të mira të Suedisë janë këtu

Nëse jeni besnikë të parimit “eat local”, atëherë sigurohuni që të keni me patjetër një peshk të vogël në pjatën tuaj. Në Göteborg gama e zgjedhjeve është shumë e gjërë – nga lirë si patatet e skuqura, deri te yjet Michelin.

feskekorka-43-1img_7033

Në tregun e peshkut të qytetit Feskekõrka – “kisha e peshqve” – mund të marrësh ushqime të përgatitura paraprakisht; si peshk me salcë vere të bardhë, me bizele dhe patate për rreth 9 €. Sallatat e bollshme të karkalecave kanë të njëjtin çmim.  Dhe mos harroni, do të shijoni FIKA-n më të mirë. FIKA në Suedi është shumë e rëndësishme – bëhet fjalë për traditën ose ritualin e marrjes së një pushimi të vogël, me një kafe dhe një snack të lehtë.

Lagjet e qytetit janë shumë tërheqëse

Pjesa më e madhe e shtëpive dhe ndërtesave në Göteborg  janë ato të tregtarve të shek.18 dhe shek.19 – dëshmi për trashëgiminë e gjatë dhe fitmimprurëse të qytetit të tregtisë – por një nga lagjet më tërheqëse, Haga, u zhvillua nga banorët më të varfër të qytetit. E lidhur me punonjësit e jakave blu të Göteborgut, ndërtesat prej druri dhe tulle kanë përparësi mbi gurin, duke i dhënë kësaj lagje të qytetit një atmosferë shumë të ngrohtë.

Në perëndim, katër rrugët paralele Långgatan nuk janë shumë të frekuentuara nga turistët dhe një birrë me vendasit miqësorë, do të ishte një ide perfekte. Gjithsesi edhe kjo zonë ka nisur të gjallërohet – për të marrë një ndjesi totalisht vendase merrni tramin për në lagjen Majorna, ku vende të tilla si Matería, janë ende larg nga gjurmët turistike. Ndërkohë që jeni këtu, mund të shkoni edhe në qendrën kulturore Röda Sten, e vendosur poshtë urës së Älvsborgut, ku mund të shihni trafikun detar.

Më në qendër (rreth 15 minuta në verilindje të lagjes Haga), do të gjeni rrugën e dizajnit të Göteborgut. Kjo është zona më “cool” e qytetit, vetëm se më pak e populluar se Stokholmi. Çfarë duhet të shihni patjetër është Designtorget, ku puna indivuduale e një dizajneri, që do të ekspozohet për një muaj në dyqan, zgjidhet nga një juri profesioniste.

Është vendi për të përqafuar ndryshimin

Popullsia e qytetit ka kohë që vjen në rritje – aktualisht ka rreth 900,000 banorë, por kjo shifër duhet të rritet me rreth 30 % deri në vitin 2035. Për të përmbushur kërkesën, ka disa projekte të ambicioze zhvillimi.

c60acc4bf36574fa62bdda0e9626e99f5428c73512b004e167e0ff603904fe6e

Nuk ndodh shpesh që një qytet europian të pësoi një zhvillim kaq të madh, prandaj nëse jeni kurioz dhe keni interes për zhvillimin urban, ia vlen t’i drejtoheni qendrës së informacionit Älvrummet në Kanaltorget (pranë Göteborg Opera), ku do të gjeni një një model të qytetit,  me të gjitha zhvillimet e ardhshme.

Një zhvillim i ri turistik është Jubileumsparken, përgjatë lumit nga qendra në Hisingen. Bëhet fjalë për një plazh artificial dhe një sauna sa chic aq dhe industriale.

Lini një Përgjigje