Ekspozita sapo ka hapur dyert. Ok jo dyert, sepse nuk mundet saktësisht të blini një biletë hyrëse e të shihni galerinë. Ajo që ju duhet është një liçencë zhytjeje dhe një bombull oksigjeni, sepse ekspozita ndodhet 27m nën sipërfaqen e Atlantikut dhe rreth 11km në jug të Key West, Florida.
Instalacioni përmban një mori me foto nga seria e ilustrimeve “Fundosja e Botës” së Andrea Franke. Ekspozita është ngritur në kuvertën e anijes Vandenbesrg. Anija u fundos qëllimisht në 2009 me idenë e krijimit të një gume artificiale për të zhvilluar botën nënujore.
Por atraksionet nënujore nuk janë një koncept i ri, të ngjashme nëpër botë janë:
Muzeu nënujor i arteve; Kankun, Meksikë
Atlantis Japonez; Ishulli Okinawa, Japoni
Zyra Nënujore Postare; Vanuatu