Është kthyer së fundi në një nga destinacionet më të preferuara, jo vetëm për nordikët, por për të gjithë qytetarët anë e mbanë globit. Nuk është një qytet që bërtet, por njerëzit e këndshëm, ushimi i shijshëm dhe atraksionet e panumërta e bejnë padyshim vendin më interesant që une kam vizituar ndonjeherë (besomëni shumë shpejt do të jetë edhe i juaji). Nëse po mendoni të shkoni, po ju listoj disa arsye pse duhet të bëni sa më parë gati valixhet e të niseni, pa e menduar më gjatë.

Autostrada për bicikleta

bici 2 cphNëse ekziston një qytet që mund të shijohet i gjithi mbi bicikletë, është padyshim ky. Një mënyrë e sigurt dhe super interesante për të shëtitur nëpër Kopenhagen.

Restoranti më i mirë në botë

nomaNoma është votuar si restoranti më i mirë në botë në disa kompeticione. Kuzhieri i tij është Rene dhe ka origjinë shqipëtare. Sigurisht ky është vetëm një nga shumë restorante te tjere impresionues. Kohët  e fundit kuzhina nordike ka marrë shumë zhvillim.

Kristania

kristaniaVeshtirë ta përshkruash deri sa ta shohësh. Kristiania është vendi ku jeton një komunitet i vërtetë hipi, rreth 850 rezidentë. Drejtohen nga “ Ligji Kristiania i 1989” dhe banorët e saj kanë shpallur “Republikën e Kristanias”. Dy nga rregullat që duhet te mbani parasysh, e që nuk duhet ti shkeleni për asnjë arsye janë: nuk duhet të bëni fotografi dhe nuk duhet të vraponi. Pak të çuditëshme, por ata kanë vendosur kështu. Ah se për pak harrova, marijuana është e legalizuar në Kristiania. 🙂

Jeni gjithmonë pranë detit

cph5I gjithë kryeqyteti Danez është i rrethuar nga deti. Shumë e quajnë Venecia e Veriut. Shkoni ne Island Brygge, gjeni urën e te dashuruarve dhe vendosni drynin tuaj.

 Dizanji është gjithandej

Flagship-storeDanezet pëlqejnë ti bëjnë gjërat shumë mirë dhe kjo vërtetohet më së miri në fushën e dizanjit. Dyqane mobiljesh dhe dizanji do të shihni më shumë se kudo tjetër në botë. Janë kaq të bukur!

 Wi-fi në taxi

wifi_taxiÇdo qytet që ka taxi me wi-fi brenda tyre, e bën shumë më të lehtë udhëtimin për turistët. I juaji do të jetë gjithashtu në Kopenhagen.

 Ëmbëlsirat daneze

danish pastriesJanë kaq të shijshme sa emri i tyre ka bërë xhiron e botës. Kur ti provoni do të bindeni që nuk kanë të krahasuar me asgjë tjetër që mund të keni ngrenë ndonjeherë.

 Mori dyqanesh

shoppingNga dyqanet e zonës tek markat më të mëdha, Kopenhagen i ka të gjitha. Një rrugicë e ngushtë mbushur me dyqane është sa interesante për të bërë blerje po aq edhe për të shtitur. Mos harroni, në Kopenhagen ndodhet edhe qendra tregtare më e madhe e Skandinavisë. Shkoni!

 Të gjithë flasin anglisht

copenhagen_street_food_pr_photoNdryshe nga vendet e tjera, ku do t’ju duhet të perpiqeni te komunikoni me vendasit në gjuhën e tyre, në Danmirkë nuk do ta hasini këtë problem. Të gjithë danezet flasin anglisht, ndoshta edhe më mirë se ju.

 Sepse Hygge

hyggeKoncept pak i veshtirë për t’u kuptuar, por në thelb përkthehet si komfort dhe danezet janë te çmendur për të. Mendoni qirinj, verë, batanjie dhe miq të mirë. A nuk është kjo gjithçka do të donit?

Ndoshta ka aeroportin më të këndshëm në botë

cph airportShumica e aeroporteve janë të lodhshëm e të zhurmshëm, por jo ky. Aeroporti i Kopenhagenit duket si miksim i një qendre tregtare dhe restorateve më të mirë në qytet. Është i qetë dhe i këndshëm, do t’ju pëlqej të rrini ca.

 Një nga qytetet më të pastër 

copenhagen_stroget_01Do t’ju duhet të ecni shumë përpara se të gjeni ndonjë papastërti neper rruget e qytetit. Danimarka ka një vëmendje të madhe ndaj riciklimit të mbetjeve dhe rregullave shtrëngues për mirëmbajten e qytetit.

LEGO

legoNjë nga gjërat për të cilat është e famshme Danimarka është prodhimi i LEGO-ve. Nëse nuk do të keni kohe të vizitoni fabriken, shkoni në dyqanin LEGO, ështe shumë po shumë interesant.

 Plazhi i bardhë

amagerEdhe pse danezët kanë më shumë se ç’mund të kërkoj një njeri nga qyteti i tij, ata nuk janë mjaftuar, por kanë ndërtuar plazhin me rërë të bardhë. Amager Strandpark duket sikur të jetë në Karaibe.

 Festivale muzikore

atmosGalleryFull11Dhjetra e mijëra njerëz shkojnë në Danimarkë për të parë festivale të ndryshëm muzikor. Birra që nuk mbaron kurrë dhe dielli i Kopenhagenit në sitinën e Vereës, do ta bëj këtë një nga eksperiencat më të bukura të jetës suaj.

 Parku Tivoli

Tivoligardens2Në mes të qytetit gjendet Tivoli, një nga parqet më të qetë që keni parë ndonjëherë. Duke shëtitur do t’ju duket sikur jeni brenda nje filmi ose në nje univers paralel. Mrekullisht unik.

 Monarkia, Amelienborg

Amalienborg_Palace_-_aerial_viewMë shumë gjasa kjo është një nga familjet mbretërore më të respektuara në botë. Danezet janë krenar për këtë. Duhet patjetër ta vizitoni pallatin mbretëror. Do t’ju lerë pafjalë arkitektura e Kopenhagenit. Ndërthurja e së resë me të vjetrën është kaq harmonike në këtë qytet, gati e përsosur.

 

Lini një Përgjigje