Nëse ndonjëherë do t’ju jepet mundësia të vizitoni Japoninë, mos e mendoni dy herë, bëjeni! Provoni e shihni gjithcka Japonia ofron; merrni trenin Shinkansen, vizitoni muzeun e Star Wars, provoni tualetet me muzikë moderne, këndoni me zë të lartë në karaoke, ngjisni malin Fuji, mahnituni me peizazhin e luleve të qershisë e dehuni me aromën e tyre, hani Onigiri(topa orizi), blini një pije në një makinë shitëse(është me pak e merzitshme se tingëllon) dhe së fundi merrni me vete shijen e një geisha.

Restoranti Robot, Tokio

tumblr_megtm39TNr1qfvrzvo1_1280Çfarë mund të jetë më shumë argëtuese në një mbrëmje, sesa disa robotë duke luftuar kundër vajzave të veshura me bikini, për të shpëtuar planetin Tokë?

Baret e çmendur, Tokio

cafe-of-catsUnike për Japoninë janë baret dhe specialitetet e tyre. Bar Macja mbushur plotë me mace, ku mund të shijosh një caj ndërkohë që i përkëdhel e luan me to. Apo Bar Shërbyesja, ku vajzat japoneze të veshura si shërbyese do të bëjnë foto me ju dhe do t’ju japin një përqafim të ngrohtë, nëse keni nevojë të shplodheni pak pas një dite të gjatë. Pse të shkoni në Starbucks kur ka kaq shumë mundësi të tjera interesante?

Portat e kuqe, Kioto

Fushimi_inari_shrinePortat e kuqe të njohura si Fushimi Inari Shrine, kaq të famshme në Japoni, janë një destinacion i pashmangshëm për të gjithë turistët. Shijoni paqen që ofron ky vend, simbol i mrekullise së Japonisë.

Tempuj dhe drerë , Nara

maxresdefaultLarg nga zhurma dhe kaosi është Nara e paqtë. Nara ofron tempuj dhe traditën në një kopësht mbushur me drerë të vegjël e të bukur. Plotësoheni udhëtimin tuaj ditor me një akullore me caj jeshil, perfekte në një ditë me diell.

Ishulli Miyajima

croisiere-bigMiyajima është një nga pikat më të fotografuara në Japoni. Ishulli është i famshëm për Mauzoleun e Kuq që duket si një varkë duke lundruar në det.

Dotonbori, Osaka

13046765264_e440dab7a7_bPërfundojeni udhëtimin tuaj duke u argëtuar nën dritat e Dotonborit. Provoni makinat Pachinko (lojë popullore në Japoni, Pinball), përpara se të zhyteni me kokë në një nga restorantet e shumtë që ofrojnë kënaqësi e shije, si Yakitori(mish në shkopinjë), ose Shabu-Shabu (supë e gatuar me mish).

Lini një Përgjigje