Edhe pse lajmet kanë qënë plot me ngjarje negative rreth krizës financiare dhe dyndjes së emigrantëve në Greqi, ka ende shumë arsye për ta vizituar. Duke filluar nga plazhet mahnitës me peizazh malor, tek historia dhe pastaj ushqimi.

Thuajini jo paketave all-inclusive

Nafplio, GreeceZgjidhni të akomodoheni në apartametet apo shtëpitë e vendasve. Kriza ekonomike ka bërë që pronarët t’i ulin goxha çmimet. Paketat turistike, veçanërisht ato all-inclusive, mund të kushtojnë më lirë, por rezortet janë të gjithë njësoj dhe ndonjëherë të mërzitshëm. Pse të hani çdo ditë të njëtat ushqime kur mund të shkoni tek taverna ngjtur?

Shmangni pikun e sezonit

Oferta-Cazare-de-Lux-Skiathos-Princess-5-stelePërpiquni të shkoni jashtë periudhës së pikut të sezonit (fillimi i Korrikut deri në fund të Gushtit). Gjatë kësaj periudhe temperaturat arrijnë kulmin, çmimet rriten dhe plazhet mbipopullohen. Maji dhe Qershori ka ditë të nxehta dhe netë të freskëta, ndërsa Shtatori dhe fillimi i Tetorit ofrojnë ditë të arta dhe deti ruan ende nxehtësinë e verës. Në opinionin tim kjo është periudha ideale për të shijuar plazhet e Greqisë.

Hani dhe pini si vendasit

p8310272Kërkoni për restorantet ku hanë vendasit dhe ushqimi do të jetë fantastik. Vetëm mos harroni se grekët hanë vonë, shpesh pas orës 10 të mbrëmjes. Gjithmonë porosisni verë të hapur, është shumë më e lirë se ajo në shishe, ose pini uzo. Po kështu mos blini ujë në shishe, uji i rubinetit është i pijshëm.

Tregoni vëmendje ndaj kulturës

32-santorini-island-oia-traditional-greek-orthodox-church-in-oia-greek-islands-greece-europe-dp27587793-1600Shumica e të rinjve grek e konsiderojnë veten modern dhe mendje hapur, por gjenerata e vjetër e ka të rrënjosur koservatorizmin dhe Kisha Ortodokse ka ende ndikim të madh. Lakuriqësia nuk është shumë e pranuar larg plazheve dhe është më mirë të visheni nëse vendosni të vizitoni kishat apo manastiret.

 

Lini një Përgjigje