I vendosur në afërsi të qytetit industrial të Osviecim në Poloninë jugore (në një pjesë të vendit që ishte përvetësuar nga Gjermania në fillim të Luftës së Dytë Botërore), Auschwitz (lex. Aushvic) ishte në fakt, tre kampe në një: kamp burgu,  kamp shfarosjeje, dhe një kamp robërish. Që prej vitit 1947, Auschwitz është kthyer në muze duke tëhequr mijëra vizitor nga e gjithë bota çdo vit. 

aushvic

1. Rreth 1 në 6 hebre të vrarë gjatë Holokausit, vdiqën në  Auschwitz.

2. Gjatë 4 viteve e gjysmë të ekzistencës së Auschwitz-it viqën rreth 1.1 milion njerëz. 

3. Në vitin 1942, katër të burgosurit të Auschwitz-it u arratisën me sukses, duke vjedhur uniformat e oficerëve SS dhe duke ngarë një makinë të vjedhur naziste, nga porta e përparme e kampit.

4. Auschwitz u krijua fillimisht për të mbajtur të burgosur politik polak, në maj të 1940. 

5. Nga kampi i Auschwitz-it kanë mundur të arratisen me sukses 144 të burgosur.

krakow-auschwitz-2

6. Rreth 60 milionë Reichmarks, ekuivalente me £ 125 milion sot, janë gjeneruar për shtetin nazist, nga puna e skllevërve në Auschwitz, gjatë Holokaustit.

7. Nga një total prej rreth 7.000 vetë të stafit në Auschwitz, vetëm 750 prej tyre janë dënuar.

8. Kampi kryesor i  Auschwitz-it ishte si një qytet të vogël, me restorantin për stafin, kinema, teatër dhe dyqan ushqimesh.

9. Mamia polake  Stanislawa Leszczynska, ka ndihmuar gratë shtatzëna të Auschwitz-it, duke sjell në jetë 3000 fjoshnje.

auschwitz

10. Kompania që ka krijuar Zyklon B, gazi që është përdorur për të vrarë miliona hebrenjë gjatë Holokaustit, ekziston ende si një kompani dizinfektimi.

11. Bayer, i njohur për prodhimin e aspirinës, bleu të burgosurit nga Auschwitz, për t’i përdorur si lëndë hulumtimi, për testimin e barnave të reja. 

12. Babai i Anne Frank i mbijetoi  Auschwitz-it dhe vdiq në vitin 1980 nga tumori në mushkëri.

crematorium_at_auschwitz_i_2012

13. Pasi Auschwitz u kthye në një muze, në vitin 1947, puna e zhvarrimit ka zgjatur për më shumë se një dekadë.

14. Më shumë njerëz vdiqën në Auschwitz, se gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbledhur humbjet e Britanisë së Madhe dhe Amerikës. 

 

Lini një Përgjigje