Jemi në muajin Dhjetor dhe është zyrtarisht koha e tregjeve të Krishtlindjeve. Gjermania shquhet si nga vendet me tregjet më të bukur dhe me më shumë atmosferë. E vërteta është se ka shumë, në të gjithë vendin dhe nëse do të jeni në Gjermani gjatë pushimeve dimërore, ne sugjerojmë të vizitoni këta 3 tregje. 

1. Dresden

85_58382c4936842

Tregu i Krishtlindjeve në Dresden është më i vjetri në Gjermani dhe meriton të përmendet i pari. Jo vetëm që do të gjeni pafund dyqane që shesin çdo gjë – nga punimet tradicionale tek vera e nxhehtë, por do të shihni gjithashtu arrëthyesen më të lartë në botë. Nuk duhet të humbisni Festivalin Sollten, mbahet në muajin Dhjetor çdo vit: nëpër rrugë bëhet parada e një keku gjigand dhe kushdo që është i interesuar mund të blej një copë. Paratë e mbledhura shkojnë për bamirësi. 

2. Berlin

berlin-christmas-market-germany-728x486

Një udhëtim në Gjermani nuk do të ishte i plotë pa vizituar kryeqytetin e saj, Berlinin. Tregjet e Krishtlindjeve në Berlin do t’i gjeni kudo nëpër qytet. WeihnachtsZauber është një nga më të mëdhenjtë duke tërhequr dhjetra mijëra vizitorë gjatë këtij sezoni. Është i vendosur në një nga zonat më historike të qytetit – pazari i dhuratave të Krishlindjeve nuk mund të ishte më piktoresk se kaq. Gjithsesi mos u mjaftoni me pak. Për të marrë një shije akoma më tradicionale mund të vizitoni gjithshtu tregun e Staatsoper ose atë të Potsdamer Platz.

3. Mynih

munich-christmas-market-germany-728x486

Nëse keni menduar se Mynihu duhet vizituar vetëm gjatë Oktoberfest – mendojeni përsëri. Marienplatz në Mynih është një tjetër treg Krishtlindjesh, nga më të mëdhenjtë në botë. I vendosur pranë bashkisë së qytetit dhe ndërtesave historike, atmosfera e festave këtu ndihet në çdo detaj. Ashtu si në Berlin do të gjeni një numër të madh tregjesh, zgjedhjen mbetet ta bëni ju. 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje