Valleta, kryeqyteti Maltez, ka qënë larg vëmendjes së turistëve. Qyteti i shekullit të 16-të ka ruajtur shumë mirë gjurmët e arkitekturës mesjetare, ndërtesat karakteritike të kësaj periudhe të drejtuara nga deti Mesdhe dhe rrugët me kalldrëm. Së fundi, është shpalluar Kryeqyteti Europian i Kulturës për vitin 2018 dhe duket se reputacioni i tij po rritet. Është një destinacion mesdhetar, që ofron ushqim të mirë, diell, det dhe kulturë. Nëse ju duket interesat për t’a vizituar, është e rëndësishme që më përpara të dini se:

valletta-85030

Pse është tani koha më e mirë për ta vizituar?

Është periudha kur qyteti është zgjuar nga gjumi dimëror. Temperaturat janë të larta, ka më pak turistë dhe për pasojë çmimet janë më të ulëta, si ato të akomodimit, restoranteve por edhe ato të biletave të avionit.201412-w-best-places-to-travel-in-2015-valletta-maltavalletta-cropped-xlarge

Cilat janë atraksionet që duhet të shihni?

Ndërtesa më madhështore në Valleta është Katedralja e Shën Gjonit. Pjesa e jashtme duket si një kala, por pjesa e brendshme shfaq shumë interes. Piktura më e madhe e Caravaggio-s ndodhet pikërisht këtu. Bëhet fjalë për pikturën që përshkruan prerjen e kokës në mënyrë ç’njerëzore të Gjon Pagëzorit dhe është e vendosur në sallën e lutjeve. Një tjetër atraksion është Palazz Maġisterjali. Ndërkohë Casa Rocca Piccola është një shtëpi karakteriske që banohet nga familje aristokrate malteze.

casa-rocca-piccola-85159exterior-the-harbour-club-valletta-malta-conde-nast-traveller-31march16-pr_1080x720

Lini një Përgjigje