“Diamanti i Zi” (The Black Diamond), është një ndërtesë karakteristike e biblotekave të reja, e ngritur pranë kanalit të Kopenhagenit. Është projektuar që prej 1999 nga arkitektët danez Schmidt, Hammer dhe Lassen si zgjatje e Bibliotekës Mbretërore dhe shtrihet ngjitur me katedralen e vjetër të bibliotekës së Hans J. Holm. Megjithatë, në formë dhe material është shumë e ndryshme nga ndërtesa e biblotekës së vjetër. 4868563020_f9386ef68f_bcopenhagen_black_diamond_mg_7818_20_28_2-1024x576black-diamond-library-interior

Emri i referohet skajeve prizmatik të ndërtesës, pllakave të zeza prej mermeri dhe atyre prej qelqi që veshin pjesën e jashtme dhe reflektojnë ujin e kanalit. Shumëllojshmëria e aktiviteteve kulturore të ndërtesës së re, e ka kthyer Biblotekën Mbretërore në qendrën kulturore më të preferuar të Konpenhagenit. 

royal-danish-library-2black-diamond-library-5

7 katet e ndërtesës përfshijnë jo vetëm funksionin klasisik të biblotekës; të tilla si 4 dhoma të reja leximi, por edhe një sallë koncertesh, galeritë e ekspozitave, librari, kafe dhe restorant. 2 muze janë vendosur në “The Black Diamond” , Muzeu Kombëtar i Fotografisë, dhe një muze i vogël i dedikuar artit të karikaturave. “The Black Diamond ” është bibloteka më e madhe në Skandinavi. 

monolithic-modern-design-the-royal-library-in-denmark-by-shl-architects-homesthetics-8diamant

Lini një Përgjigje