Viti i ri ka nisur dhe është koha për të planifikuar pushimet e verës (vijnë shumë shpejt). Ne kemi bërë një listë me vendet më miqësore për të pushuar bashkë me fëmijët dhe familjen tuaj. Nëse preferoni pushmet e qeta apo ato me më shumë aventurë, ka një vend për këdo në këtë listë.

1. Maribor, Slloveni

festival_stare_trte_slovenia_slovenija_maribor_pohorje_vesna_malepustolovski_park_betnava_slovenia_slovenija_maribor_pohorje_foto_anka_15

Sllovenia është një vend i vogël por mahnitës – veçanërisht për pushimet me familjen. Merrni një makinë me qera dhe shkoni nga kryeqyteti (Lubjana) në Maribor, një qytet kompakt i gjithi në gur, perfekt për aktivitete zbavitëse për të gjitha moshat. Mund të shëtisni me kanoe në lumin Drava në verë ose të bëni ski në resortin më të afërt, Pohorje.

2. Puglia, Itali 

trulli-house-puglia-italy_72703_990x742

bari-puglia_italy

Puglia, në takën e çizmes së Italisë, është një zgjedhje fantastike me diell për të gjithë familjen. Pa fund plazhe të virgjër ; gadishulli Salento është një pikë me interes; qyteti Otrantos me kështjellën e tij si elefant është një tjetër atraksion shumë miqësor për fëmijët. Por fshatrat kanë sharmin e tyre gjithashtu, dhe jo më pak Alberobello; fëmijët do të mahniten nga peizazhi i tij përrallor. 

3. Bretagne, Francë

Dinan, Ille et Vilaine, Brittany, France

Për një dozë të mirë pushimesh Europiane, është vështirë të gjesh më mirë se Bretagne. Veriperëndimi i Francës ofron çdo gjë; nga resortet bregdetare dhe kampinget familjare, tek gjiret e largëta shkëmbore. Gjatë pushimeve të para do të ishte mirë të vendoseshit në St-Malo, ku një rrip i plazhve unike shtrihet në lindje të rrugëve gjarpëruese të qyteti të vjetër rrethuar nga mure prej guri. Fëmijët mund të provojnë windsurfing ose lundrimin me katamaran në shkollën e surf-it në St-Malo, ndërsa të rriturit mund të festojnë ushqimet e shijshme dhe verën e zonës. 

4. Antalya, Turqi

ttc_comp_0626

Antalya, në Turqinë jugore, është e mbushur me aktivitete për të gjithë familjen. Pas plazhit Konyaaltı ndodhet Akuariumi i Antalya-s, WildPark (i dedikuar ndaj insekteve dhe zvarranikëve)- dhe nëse fëmijët që nuk e përballojnë dot të nxehtin e verës – është parku i brendshëm i dëborës. Ngjitur është Antalya Minicity ku janë riprodhuar në një shkallë 1:25 disa nga monumentet ikona të Turqisë. Muzeu i Lodrave në portin e Antalyas është gjithashtu një alternativë joshëse për fëmijët. 

Lini një Përgjigje