Festat janë në prag dhe me ardhjen e tyre numri i pushuesve, të cilët zgjedhin të fluturojnë kryesisht drejt destinacioneve europiane, rritet. Fluksi i turistëve dhe moti i ftohtë, zakonisht sjellin si pasojë anullimin apo vonesa të fluturimeve. Jini të përgatitur dhe mësoni se cilat janë të drejtat tuaja nëse fluturimi juaj është vonuar ose anuluar. Lexoni më poshtë disa këshilla të nevojshme për të përballuar anulimet dhe mësoni se si të ktheheni në shtëpi, shpejt dhe në mënyrë të sigurtë.

Kur kam të drejtë për kompensim?

Nëse fluturimi juaj drejt ose nga aeroporti i BE-së shtyhet për tre ose më shumë orë, ju keni të drejtë ligjore të merrni të njëjtin kompensim si ata njerëz, fluturimet e të cilëve janë anuluar. E njëjta gjë vlen edhe nëse fluturoni me një kompani ajrore me bazë në BE, si Ryanair, Wizz Air ose British Airways. Nëse jeni njoftuar se fluturimi juaj është anuluar në një kohë shumë të shkurtër, normalisht kompanitë ajrore do t’ju kompensojnë për dëmin e shkaktuar. Megjithatë, rrethanat e vetme dhe përjashtuese në të cilat linja ajrore nuk është e detyruar ligjërisht të ofrojë kompensim janë; nëse fluturimi është anuluar për shkak të arsyeve përtej kontrollit ajror, si një shpërthim vullkanik, një grevë ose mot ekstrem. Në varësi të asaj linje ajrore me të cilën po fluturoni, duhet të prisni një rimbursim të plotë ose një ofertë apo marrëveshje alternative të udhëtimit – si një vend në një linje ajrore tjetër e cila flutiron drejt destinacionit tuaj.

Çfarë duhet të dini përpara se të rezervoni një biletë online?

A do të marr kompensim nëse po pres në aeroport për një fluturim të ri?

Nëse ju jeni pajisur me një biletë të re fluturimi dhe duhet të prisni në aeroport për më shumë se dy orë për një fluturim të shkurtër, ose mbi katër orë për një fluturim të gjatë, atëherë do t’ju ofrohen ushqime dhe pije në aeroport. Nëse vonesa është jashtë kontrollit të linjës ajrore, ju mund të kërkoni kompensim nga paketa e sigurimit (nëse e keni një të tillë). Shumë politika përfshijnë pagesat për fluturimet e humbura, të vonuara ose të anuluara, në varësi të asaj që keni blerë në paketën tuaj të sigurimit.

Çfarë mund të pres nga linja ajrore nëse fluturimi im anulohet për shkak të një greve?

Nëse jeni përpara një vonese të fluturimit për shkak të një greve, linja juaj ajrore ka detyrimin t’ju ofrojë ndihmë nëse vonesa pritet të shkojë përtej një pike të caktuar. Kjo mund të përfshijë ushqim dhe akomodim. Megjithatë, ata nuk janë të detyruar të ofrojnë kompensim në rastet e një greve, sepse grevat zakonisht konsiderohen si ‘rrethana të jashtëzakonshme’.

5 faqet që do t’ju ndihmojnë të gjeni bileta të lira avioni

Nëse humb njërin nga fluturimet, a do të marr rimbursim?

Për fat të keq, nëse rezervoni dy fluturime në linja ajrore të ndryshme dhe humbisni fluturimin e dytë, për shkak të vonesës ose anulimit të fluturimit të parë, nuk do të mund të merrni një rimbursim për fluturimin e dytë. Kjo është arsyeja pse fluturimet me të njëjtën linjë ajrore mund të jenë zgjedhje më e mirë në afat të gjatë, edhe nëse çmimi i tyre është pak më i shtrenjtë.

Lini një Përgjigje