Budapesti, qyteti i 1001 sekreteve

0
1323

Budapesti është një qytet i mbushur me surpriza, me qendrën e tij gjithë jetë, parqet e bukur, lumin madhështor, kishat e shumta dhe spa-të e famshme. Një nga qytetet më ngacmues në botë, Budapesti është plotë me sekrete të pazbuluara. Monotonia në këtë qytet, nuk është një opsion. Ka disa mënyra për t’a zbuluar qytetin: më këmbë, me autobus, tram, me biçikletë ose nga uji. Çfarë duhet të shihni?

Filloni nga kulmi, duke nisur me kështjellën madhështore Buda. Kaloni më pas lumin dhe shkoni në pjesën tjetër të qytetit, Pest, për të parë një nga ndërtesat më të mëdha, Parlamentin.  Vizitoni ndërtesën më të lartë, bazilikën e Shën Stefanit. Për një eksperiencë me të vërtetë unike, shkoni në Gödöllő. Shëtisni nëpër kopshtet e Pallatit Mbretëror nën gjurmët e perandorit Franz Jozefit dhe gruas së tij, Mbretëresha Elizabeta e Hungarisë. Këto janë shumë pak nga çfarë Budapesti ofron. Të tjerat duhet të shkoni t’i zbuloni vet.

Nga Tirana fluturimet direkte fillojnë në Prill, me kompaninë ajërore low cost, Wizz Air. Ndërsa për akomodimin ju sugjerojmë të zgjidhni airbnb

 

Lini një Përgjigje