Amsterdami eshte nje qytet qe do jua sugjeroja ta shtonit ne listen tuaj te qyteteve per te vizituar. Personalisht eshte nje nga qytetet e mi te preferuar dhe per kete krijova nje bindje edhe me te madhe pas vizites time te rradhes pak dite me pare. Me pelqen shume arkitektura, ndjesia e qiellit te hapur per shkak se asnje ndertese nuk eshte shume e larte, historia e qytetit dhe padyshim energjia qe te dhuron qyteti dhe njerezit. Amsterdami ka nje ngjashmeri te madhe me qytetin tjeter nen uje, edhe me te vjeter, Venezian. Jo me kot shpesh eshte konsideruar Venezia e Veriut. Nje qytet i ndertuar nen uje, i cili ka me shume se 1200 ura lidhese eshte nje nga 10 qytetet europiane me te vizituara nga turistet. Me modern dhe i zhurmshem se qyteti klasik italian, kryeqyteti i Hollandes te ofron nje ndjesi lirie dhe mikepritjeje nga vendasit qe te ben te harrosh per disa dite qe je turiste.

Ndersa nga struktura e ndertimit ngjan me Venezian, arkitektura e banesave te con nje ngjashmeri te madhe me kryeqytetin e Danimarkes, Kopenhagen. Ndertesa me dritare te gjera qe lejojne driten, jo me te larta se 5 kate dhe rrugicat me kalledrem te bejne ta duash kete qytet qe ne momentet e para.

Elementi i pare qe me beri pershtypje sapo mberrita ne qytet eshte numri i madh i bicikletave. Ndersa ne Tirane luftojme per nje vend parkimi ne oraret e fluksit, ne Amsterdam njerezit jane per zgjidhje me praktike dhe te shendetshme. Nuk kisha pare ndonjeher hapesira aq te medha per vendosjen e bicikletave dhe ishte aq kendshem te shikoje familje me te vegjlit e tyre teksa dilnin per te bere xhiro neper qytet me to. Besoj se e imagjinoni qe edhe ajri i qytetit mu duke (dhe sigurisht ishte) ndryshe. :p

Eshte shume e veshtire te permbledhesh ne nje artikull aq shume informacione sa mund te kete per te treguar per nje qytet, sigurisht kjo edhe per faktin qe jo te gjithe kerkojme dhe jemi te terhequr nga te njejtat gjera kur shohim nje qytet te ri, keshtu qe pjesen me te madhe ju ngelet ta perjetoni vete nen petkun e turistit.

Keto jane gjashte keshillat e mia qe i konsideroj me “must” per nje qytet si Amsterdami.

1Bashkojuni nje “walking tour” per te zbuluar me shume per historin, kulturen dhe zakonet e kryeqytetit “dutch”.

Sugjerimi im i pare i cili qe fakt qendron per cdo qytet te ri qe vizitoni eshte t’i bashkoheni nje “free walking tour” neper qytet. “Free walking tour” eshte nje menyre shume efikase per te vizituar pikat kryesore te qytetit dhe per tu njohur me kulturen, historin, zakonet, cfare rregullash nuk duhet te shkelni dhe sigurisht sugjerime edhe per ushqimet apo eksperiencat qe duhet te provoni ne ate vend te ri. Menyra per tu bashkuar eshte shume e thjeshte. Kerkoni ne internet nen kete emer dhe do ju shfaqen nje liste me kompani dhe persona drejtues qe organizojne cdo dite keto lloj shetitjesh. Mjafton te shkoni ne vendin dhe orarin e caktuar per t’iu bashkuar grupit te turisteve qe si ju jane ne zbulim te ketij qyteti te ri.

2Beni nje shetitje me biciklete neper rruget e qytetit, per te perjetuar ndjesin si te ishit nje vendas.

Te harrosh per pak kohe qe je turist dhe te vendosesh te perjetosh ndjesine si nje vendas nuk ka si te ndodh ndryshe pa nje shetitje neper rruget e kryeqytetit nen ajrin e paster dhe ne korsin e bicikletave. Nuk eshte aspak e ekzagjeruar perkudrazi eshte dicka qe te linde natyrshem si mendim sapo shkel ne kete vend.

3Vizitoni nje muzeun e Van Gogh dhe Shtepine e Anna Frank.

Jane shume vende qe mund te vizitoni ne Amsterdam por personalisht mendoj qe keto dy vende jane nje eksperience qe duhen perjetuar. Historia renqethese e Anna Frank eshte edhe me e gjalle kur shikon nga afer kujtimet e mbledhura te saj, e ndersa muzeu i Van Gogh sado pak te lidhur te jeni me artit do ju bej te perfshiheni me copezat magjike te krijuara.

4Perdorni aplikacionin “Foursquare” ose sugjerimet e vendasve per te zgjedhur restorantin apo barin me te mire.

Zgjidhja ime e menjehershme sapo jam ne nje vend te ri per te mos rrezikuar te ngelem e zhgenjyer nga ushqimin apo atmosfera e nje lokali eshte aplikacioni falas per tu shkarkuar “foursquare”. Zgjidhni llojin e ushqimit dhe sa doni te shpenzoni dhe ky aplikacion do ju jap zgjidhjen me te mire. Ne qytete turistike si Amsterdamin keni fatin te provoni cdo lloj kuzhine qe ju shkon ne mendje. Ja vlen te eksperimentoni. 😉

5Coffeeshops” dhe “Red light district”.

Hmm, duhet apo s’duhet te flase per keto ty ndalesa?! Ne fakt jo me kot Amsterdami konsiderohet qyteti i mekateve te embla. Qyteti ekspozon ane te guximshme dhe jo aq te ligjshme sic jane dyqanet e kanabisit dhe rruga e famshme “red light district”. Ndersa ne qytetet e tjera te Europes nen termin “coffeeshops” mund te porosisesh nje kafe per te hequr gjumin, ne Amsterdam ky terme nenkupton dyqanet e kanabisit. Edhe ne kete qytet ashtu si ne shumicen e vendeve kjo eshte dicka e paligjshme por qe qeveria ka vendosur te mbylli nje sy per te lejuar konsumin. Sygjerimi im eshte: MOS E TEPRONI!

Nuk eshte e keshillueshme konsumimi se bashku me alkool pasi trupi mund te reagoj me dobet. Nga ana tjeter nese keni vendosur te konsumoni nje “teke” ose kek me kanabis mos nxitoni te porosisni serisht. Efekti eshte i ngadalte pasi do kohe te absorbohet nga trupi keshtu qe nje sasi e tepert mund t’iu prish planet dhe energjite per diten e neserme.

rld-alleyRruga e famshme e prostitucionit “Red Light District”, terheq kuriozitetin e shume turisteve. Ironikia e kesaj rruge eshte se ndodhet prane kishes dhe vite me pare kembanat e kishes binin per te lajmeruar keto vajza per te perfunduar takimin me klientin e rradhes. Sot gjithcka benet ne sy te publikut, pa frike, ama ekziston nje rregull i arte qe nuk duhet ta shkelni kurresesi: NUK LEJOHET TE FOTOGRAFONI.

6Beni nje udhetim me tren jashte Amsterdamit per te pare mullinjte e eres dhe fushat me tulipane.

Personalisht me pelqeu shume Zaandami, qytet rreth 20 minuta nga Amsterdami. Nese udhetimi juaj eshte ne stinen e pranveres, pamja eshte edhe me magjike. Vendi eshte i rrethuar me fusha me tulipane shumengjyresh. Fotot e blogger-eve qe shihni shpesh neper rrjetet sociale do te jene lehtesisht te realizueshme edhe per ju me pamjen qe ofron Zaandami. Shfaqja qe ofrojne mullinjte e eres eshte gjithashtu dicka e vecante. Linjat e transportit ne Hollande dhe distancat e vogla nga njeri qytet ne tjetrin jua bejne te lehte te shikoni me nje bilete udhetimi me shume se nje qytet (gje qe do jua sugjeroja nese keni nje bilete per disa dite ne Amsterdam).

Lini një Përgjigje