Periudha e Krishlindjeve ne Europe eshte periudha me e bukur e vitit per te gjitha moshat. Rruget e pjeses me te madhe te qyteteve jane te zbukuruara me drita shumengjyreshe dhe ndjesia e pozitivitetit dhe magjis se Krishlindjeve ngroh zemrat e te gjitheve pavarsisht temperaturave te ulta te muajit dhjetor. Europa eshte kontinenti tipik i pershkruar me se miri ne kartolinat e urimit te Krishlindjeve. Ne shumicen e qyteteve nen magjine e flokeve te debores dhe erresiren e diteve me te shkurtra te dimrit, asgje nuk shijon me shume se vera e ngrohte dhe atmosfera e tregjeve te Krishlindjeve.
Ne kete artikull do ju sugjeroj 8 tregjet me te mire per te perjetuar ne maksimum magjine e festave:

1. Qyteti i vjeter Prage.

1473769853Krishlindjet ne Prage jane te paharrueshme. Nese do keni mundesine te vizitoni kete qytet ne ditet e festave nuk do te ngeleni aspak te zhgenjyer pasi Praga eshte qyteti tipik qe nuk ngurron te perfshij cdo element per te ndjere ne maksimum atmosferen.Tregu i Krishtlindjeve ne qender te qytetit te vjeter eshte me i populluari dhe me i famshmi. Ndryshe nga disa tregje te tjere Europian, ne Prage do te gjeni cdo lloj ushqimi qe ju shkon ne mendje. Cdo mbremje shfaqje dhe aktivitete te ndryshme do ju shoqerojne teksa pini nje pije te ngrohte ne tregun e Krishlindjeve. Mos u largoni pa provuar embelsiren tipike vendase te quajtur “Trdelnik” pasi eshte shume e shijshme.

2. Bruksel, Belgjike.

1473769750
Ne asnje vend nuk zgjat festimi per periudhen e Krishtlindjeve me shume se ne Bruksel. Festa nis qe ne fund te nentorit dhe zgjat per me shume se 5 jave. Besoj se e kuptoni cfare energjie mund te gjeni ne nje vend te tille?! Qyteti belg ka nje nga tregjet me te medha dhe padyshim eshte nje destinacion endrrash per te vegjel dhe te rritur. Aktivitet te ndryshme ne forme lojrash, patinazh ne akull, tezga te mbushura me ide nga me te bukurat per dhurata, embelsira dhe ushqime tunduese, cdo gje qe keni menduar ne endrrat tuaja feminore me babagjyshin dhe Krishlindjet duket se ky treg Krishlindjesh i ka bere realitet. Padyshim ky treg do ishte nje zgjedhje qe do jua sygjeroja.

3. Vjena, Austri.

image_gallery
Vjena eshte magjike gjithmon keshtu qe disa drita me shume mendoj se e shnderrojne ne nje perralle kete vend, e ndersa pergatitjet qe bejne vienezet per keto festa…hmm, nuk gjej dot fjalen e duhur per ta pershkruar. Vjena eshte nje qytet me i shtrenjte se dy sugjerimet e para ama atmosfera dhe investimi e justifikojne vertet. Vjena ka nje nga Tregjet e Krishlindjeve me te famshme dhe me te vjeter ne tere Europen. I vendosur prane Bashkise se qytetit dhe me nje shtrirje te gjere, ky treg eshte nga me te famshmit. Zgjidhni nje ponc ose nje vere te ngrohte dhe porosisni nje pjate tipike vieneze per te ndjere magjine si te ishit vendas. Lejoini vetes edhe nje xhiro me karosel, atmosfera e Krishtlindjeve nuk eshte vetem per femijet. Ndoshta do te tundoheni edhe nga punimet e dores ne tezgat e vogla prej druri ama nje suvenir kujtim nga ky qytet nuk eshte asnjeher gabim. Jam e sigurt qe cdo gje ne kete vend do ju shijoj ne maksimum keshtu qe pse jo: “Carpe diem”.

4. Budapest, Hungari.

budapest_christmasmarket_big
Tregu i Krishtlindjeve shtrihet perball katedrales me te madhe dhe magjia e dritave dhe me shume mundesi edhe e debores do tiu bej per vete. Linjat “low-cost” prej Tiranes e bejne kete destinacion shume me tundues. Nuk do t’iu duhet te kurseni shume pasi cmimet ne Budapest jane shume ekonomike. Nje piste e madhe patinazhi qe te gjitha moshat dhe tregu me pijet e ngrohta dhe ushqimet e shumellojshme e bejne Budapestin nje nga pikat me te vizituara nga turistet gjate periudhes se festave. Atmosfera e Krishlindjeve zgjat shume ne kete qytet duke filluar nga 24 Nentori dhe deri ne fillim te vitit tjeter.

5. Zagreb, Kroaci.

1473771237
Shume me afer se cdo destinacion tjeter, Zagrebi eshte votuar si nje nga qytetet me me shume shumellojshmeri eventesh dhe koncertesh per femije dhe te rritur. Alternativat e ndryshme te argetimit, perzgjedhjes se ushqimit dhe magjia e tregut te Krishlindjeve e bejne vertet tundues si destinacion.

6. Bazel, Zvicer.

1473769619
Nuk kishte si te mungonte ne liste nje nga vendet me te bukura te Europes sic eshte Zvicra ( ja vlen per tu vizituar ne cdo kohe). Bazel eshte qyteti me tipik, me i madhi dhe me i bukuri ne Zvicer per sa i perket atmosferes se festave dhe kete vit eshte 40vjetori i tregut me te famshem zvicerian. Atmosfera, zbukurimet, debora dhe 180 artizan dhe tregetare qe ofrojne larmishmeri dhuratash dhe idesh per festat. Shume tundues si destinacion apo jo?!

7. Drezden,Gjermani.

1473769753
“Nese te pelqejne Krishlindjet, te pelqen Drezden.”- thote shprehja vendase. Ne fakt Gjermania eshte nje nga shtetet europian me me shume tregje te famshem dhe perzgjedhja eshte vertet e veshtire. Nuk mund te le pas Berlinin, Mynihun, Trierin, Leipzig apo edhe shume te tjere keshtu qe mendoj cdo zgjedhje ne Gjermani nuk do te ishte aspak zhgenjyese. Tregu i famshem i Krishlindjeve ne Drezden eshte nje magji e vertet dritash. Dita me popullore per vendasit eshte 9 dhjetori, ku pas nje parade shumengjyreshe neper qytetin e vjeter, ndahet nje embelsire tradicionale e quajtur “stollen” per mijera njerez.

8. Mancester, Angli.

1473769852
Tregu i Krishtlindjeve ne Mancester eshte tregu me i madh i vendit dhe me origjinali ne dizenjim. I ndertuar per here te pare ne 1999, tregu i Krishlindjeve ne Mancester sot eshte nje nga me te vizituarit me me shume se 9 milion vizitor cdo vit. Tregu ka me shume se 300 tezga me ushqime, pije dhe dhurata e pune artizanale krishtlindjesh. Kete vit ne tregun e Krishtlindjeve do te shtohen dhe aktivitet te tjera si, performues me drite LED, magjistare, teater rruge dhe koncerte. Asnje arsye per te mos e humbur magjine e Krishlindjeve ne Mancester nese ju jepet mundesia. 

Lini një Përgjigje