Shtëpi në pemë, kabina piloti, varka në lum apo fshatra të vegjël romantik. Ja cilët jane hostelet më të pabesueshëm në Europë.

Arkabarka Hostel, Beograd

arkabarka_hostel_beogradNe zemer te nje prej parqeve me te bukur te qytetit, ne brigjet e lumit Danub, i rrethuar me gjelberim por edhe shume prane qendres se qytetit, ndodhet Arkabarka. Nje hostel lundrues qe do t’ju bej te bini ne dashuri sapo ta shihni. I gjithi prej druri, me dhoma komode, dritare te medha me pamje nga lumi, tarrace fantastike ku mund te shijoni mengjesin tuaj nderkohe qe lekundeni nga valet e Danubit. Ujrat ne qytet jane te qete pothuajse gjate gjithe vitit, pra nuk do te ndjeni marramendje.

 Sleeperzzz, Skoci

sleeperzzz_scotlandDikur udhetohej me tren, e mund te flije per nete te tera, shijoje pezazhin nga dritarja e te ndjeje flladin e embel. Dikur? Jo, mund te keni nje pervoje te ngjashme edhe sot. Mjafton te shkoni ne Rogart, nje fshat i vogel malor ne Skoci. Atje do te gjeni nje tren te pershtatur me se miri ne nje hostel. Shtreterit dhe mobiljet e tjera jane vendosur ne menyre strategjike duke perdorur vagonet dhe lokomotiven si dhoma. Ndersa jashte, natyra fantastike ju fton perjetoni nje nga eksperiencat me te bukura te jetes suaj.

Kadir’s Treehouse, Turqi

kadirs_tree_house_turkeyDashuroni aventurat?  Ky eshte vendi perfekt per te kaluar disa nete te paharrueshme ne keto shtepi te bukura, te ndertuara ne deget e pemeve. Ne bregdetin Jugor te Turqise jane ngritur disa fshatra te tille. Ne po ju njohim me ate te Kadirit. Ofron lloje te ndryshme akomodimi, nga dhomat teke deri te apartametet e vegjel, si dhe nje game te gjere aktivitetesh, ngjitje ne mal, zhytje apo mbremje rreth zjarrit.

 Ostello Bello, Milano

ostello_bello_milanoShume mendojne se ne Itali, kultura e hosteleve eshte e pamundur. Ndoshta eshte vertete keshtu, por Ostello Bello eshte padyshim nje perjashtim nga rregulli. I vleresuar me cmime ne te gjithe boten, ky margaritar italian (shume prane Duomo), ofron dhoma me banje private, tarrace me gjithcka te nevojshme per te bere barbecue, vegla muzikore dhe shume libra per pushuesit. Restoranti sherben kuzhine tradicionale italiane me produkte te fresketa. Pra, cdo gje qe keni enderruar te gjeni ndonjehere ne nje hostel, e gjeni ketu dhe per me teper me cmime shume te  favorshem.

Ostel, Berlin

ostel_berlino_2A keni menduar ndonjehere se si jetohej perpara renies se murit te Berlinit? Ky hostel i mrekullueshem eshte projektuar duke i qendruar besnik atmosferes se Berlinit Lindor ne periudhen e viteve ‘70 – ‘80. Kjo kuptohet sapo gjendesh perballe tij.  Vemendje maksimale u eshte  kushtuar detajeve, nga letra e murit deri tek llampadaret, duke vazhduar me radiot e televizoret e kohes. Ka dhoma dhe apartamente te vegjel, gjithashtu eshte edhe nje tarrace e mbushur plote lule. Jashte, jeta e zhurmshme e qytetit, do te bej te ktheheni menjehere ne te tashmen.

Jumbo Stay, Stokholm (Arlandas)

jumbostay_stockholm_ph_lioba_schneiderKeni fjetur ndonjehere ne nje avion? Ndoshta po, por sigurisht jo ne nje krevat dopio ne kabinen e pilotit. Kete mund ta beni ne Arlanda, ne periferi te aeroportit te Stokholmit, ku ndodhet ky Jumbo 747, ndertuar ne 1976. Ne 2007 nje hotelier suedez e bleu per te realizuar nje enderr te vjeter. Pas nje viti pune endrra u be realitet, ne 2008 hosteli hapi dyert e tij. Mos e humbisni mundesine e te kaluarit te pakten nje nate ne nje nga 27 dhomat e ketij hosteli aspak te zakonshem.

 

 

Lini një Përgjigje