Kush nuk ka fjetur të paktën njëherë në një tend ( çadër) kampi, këtë verë duhet ta bëj patjetër. Është një eksperiencë ndryshe, kushton pak dhe që ja vlen ta provosh, të paktën njëherë në jetë. Unë e kam provuar dhe mund të them me bindje se pushimet në kamp, më kanë shijuar më shumë se ato në një resort turistik. Kur pushon në një kamp; shpirti aventurës rritet, socializohesh dhe mbi të gjitha mëson ta duash e të jetosh me natyrën. 

1The Sea Turtle Camping

Kampi është i vendosur në zonën e njohur si Drymades në Dhërmi, në një sipërfaqe rreth 5000 m2. Ndodhet shumë pranë detit, vetëm 80 m larg. Tendat janë të pajisura me dyshek sfungjeri, çarçaf, jastëk dhe batanije, çdo që nevojitet për të fjetur. Kampi numëron 180 shtretër dhe çmimi mesatar është nga  7 – € 9. Çdo vit organizohet festivali i muzikës “ Turtle Fest”. Këtë vit është edicioni i 5-të dhe “Turtle Fest 2016” do të zhvillohet në datat 5-6-7 Gusht.

2Camping Livadh

Kampi ndodhet në Livadh, shumë pranë Himarës. Kapaciteti i tij është deri në 40 kampera. Vizitorët me çadrat e tyre personale janë të mirëpritur, por kampi ofron edhe çadra me qera. Është i pajisur me tualete dhe dushe, higjenike dhe komode. Kampi organizon aktivitete të ndryshme si; volejboll në plazh, ping-pong, futboll etj. Gjatë mbrëmjeve pushuesit mund të argetohen duke parë një film në kinemanë verore. Çmimi për tend/karavan personal është 10 euro.

3Ksamil Camping

Kampi familjar, shumë miqësor është i vendosur në Ksamil, pranë plazheve të bukur të detit Jon. Ofron lehtësira për ata që duan të vendosen me çadrat apo kamperat e tyre. Kampi është i pajisur me WC, dushe (me ujë të nxehtë), barbecue dhe Wi-Fi. Frutat e freskëta të kopshtit janë falas.

4Himara Camping

Kampi Himara ndodhet përballë me plazhin e Potamit, në rrugën nacionale Vlorë-Sarandë. Është i vendosur nën hijen e pemëve të portokallit, fikut, manave dhe ullirit. Mbulon një sipërfaqe prej 2000 m2 për çadrat dhe rreth 5000 m2 për kamperat/karavanët. Himara Camping operon vetëm gjatë sezonit të verës, nga muaji Maj deri në Shtator.

5Legjenda Camping


Kampi Legjenda është vendi ideal për ata që duan t’i kalojnë pushimet të rrethuar nga natyra. Është 10 minuta larg (më këmbë) nga qendra e qytetit të Shkodrës, përballë Kalasë së Rozafës dhe shumë pranë lumit Buna. Ka një sipërfaqe rreth 10.000 m2, 60 vende parkimi (të pajisura të gjitha me energji elektrike) dhe 2000 m2 pyll, duke ofruar kështu hapësira për çdo karavan, kamper apo çadër.

Lini një Përgjigje