Air Balkans

Website: airbalkans.com

12932716_1079910562052194_1384194215845524800_nAir Balkans është e para faqe ku duhet të shihni për bileta të lira. Krahason miliona fluturime për të gjetur më të lirin për ju, në shumë pak sekonda. Në momentin që gjeni fluturimin që po kërkoni dhe vendosni të rezervoni, Air Balkans ju lidh direkt me kompaninë ajërore ose me agjensi online për të bërë rezervim bilete. Nuk ka pagesa të fshehura dhe as tarifa të shtuara. Pra, mund të merrni fluturimin më të lirë në çdo kohë.

 

Student Universe  Website: studentuniverse.com

Student Universe tregon çmimet e biletave përpara dhe pas datës së fluturimit tuaj, gjë që ju ndihmon nëse keni një axhendë fleksibël. Plus që krahason disa kompani ajërore, në këtë mënyrë do të mund të zgjidhni fluturimin më të lirë për ju.

Kayak Website: kayak.com

Kayak është shumë i ngjashëm me Student Universe, por ndonjëherë ka çmime akoma më të lira. Unë rekomandoj të shihni tek të dy websitet, nëse doni të rrisni shanset për të gjetur biletën më të lirë.

Google Flights Website: google.com

Google është padyshim shoku më i mirë i përdoruesve të internetit. Paraqitja e website-tit është shumë miqësore dhe kërkimi është shumë i lehtë për këdo. Çmimet shfaqen në një kalendar bashkë me eventet përkatëse në datat që ju keni zgjedhur të fluturoni.

book-online

Airfare WhatchDog Website: airfarewhatchdog.com

E vërteta është se edhe pse ju mund të krahasoni çmimet në Google Flights, Kayak apo Student Universe, ato mund të ndyshojnë nga dita në ditë. Ja për çfarë ju vjen në ndihmë Airfare Whatchdog. Ju dërgon përditësime sa herë që ka një ndryshim në çmim, kështu ju keni shanset të blini fluturimin më të lirë gjithmonë. Përveç kësaj, një tabelë pasi të keni zgjedhur destinacionin, do t’ju tregoj se cilët janë muajt më të lirë për të udhëtuar në atë vend.