Është qyteti më i madh i Zvicrës, por vizitorëve ju duket i çuditshëm dhe i qetë, aq sa harrojnë se është një nga qendrat kryesore finaciare në botë. Këtu janë 5 atraksionet që duhet të shihni, brenda peizazhit piktoresk Alpin.

Liqeni i Zyrihut

zurich-city-1112x630__2_Vizita në Zyrih nuk ka kuptim nëse nuk merrni një varkë dhe bëni një shëtitje në liqen. Ose, pse të mos blini një palë rroba banjo dhe të notoni (në verë sigurisht) bashkë me vendasit?

Muzeu Kombëtar i Zvicrës

zurich-city-1112x630Landesmuseum krenohet me një nga koleksionet e artit më të rëndësishëm në Europë, të epokës parahistorike. Është i hapur nga e marta në të diel. Nën 16 vjeç hyrja është falas.

Qyteti i vjetër

zurich-city-1112x630__3_Qytetërimi i Altstadt daton që prej epokës romake dhe mbetet thesari i ndërtesave historike. Është pika kryesore e turistike në Zyrih – dhe me të drejtë.

Grossmünster

zurich-city-1112x630__4_Legjenda thotë se në përpara se të ndërtohej kisha, në të njëjtin vend janë ekzekutuar dy shenjtorët Feliks dhe Regula. Kisha është ndërtuar rreth viteve 1100 në stilin romak.

Kopshti zoologjik

6467575447_0aaf4884a1_bNjë atraksion familjar gjatë gjithë vitit- edhe kur bën ftohtë. Nëse tempretaurat zbresin rreth 10°C, shkoni në mesditë dhe shihni paradën e pazakontë të pinguinëve.

Periudha më e mirë për ta vizituar? Nga Qershori deri në Gusht. Nëse nuk i trembeni në ftohtit mund ta vizitoni në çdo kohë.

Lini një Përgjigje