Kohët e fundit janë të shumtë ata që pyesin nëse është ide e mirë të udhëtosh tani, dhe është e kuptueshme pse. Trazirat globale kanë prekur disa nga qytetet më turistik dhe i kanë kthyer në vende jo pak të rrezikshëm. Çështja e sigurisë së aviacionit, pas incidenteve të ndodhura në 2015 doli përsëri në pah. Sa të sigurtë jemi kur udhëtojmë?

Ne jemi optimisit për 2016-tën dhe duam t’ju nxisim e frymëzojmë që të vazhdoni të bëni atë që doni më shumë- të udhëtoni botën.

Sepse fluturimet janë më të sigurtë se kurrë më parë

Është surprizues fakti, por 2015 ishte statistikisht viti më i sigurtë në historinë e aviacionit. Me probabilitet 1 aksident në 5 milion fluturime, sipas Flightglobal. Më shumë gjasa ka t’ju bjerë rrufeja, apo të sulmoheni nga një peshkaqen, sesa t’a gjeni veten në një aksident ajëror. 🙂

Sepse fluturimet janë më të lira

Të dhënat e aplikacionit Hopper kanë bërë me dije se aktualishit çmimet e biletave janë 15% më lirë se një vit më parë. Edhe pse në Shqipëri ende nuk operon një kompani low cost.

12647001_871369762976357_4528378699046346497_nSepse vendet që janë duke u rehabilituar kanë nevojë për ju

Ndihma që mund t’i jepni një vendi që është duke e marrë veten, është t’a vizitoni atë. Si Nepali dhe Haiti janë të etur për të mirëpritur turistë pas fatkeqësive të mëdha natyrore që kanë pësuar vitet e fundit. Dhe ndërsa ju bëni një udhëtim të paharrueshëm, parat tuaja turistike ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë së tyre.

Sepse teknologjia i ka bërë udhëtimet shumë më të lehtë dhe argëtues

Edhe nësë nuk jeni shumë i dhënë pas teknologjisë, janë disa aplikacione të reja që do t’ua bëjnë udhëtimet tuaja shumë herë më të lehta dhe argëtuese, me vetëm disa klikime. Hipcamp është quajtur ndryshe Airbnb i kampeve dhe ju mundëson marrjen me qera të një pjesë toke ku mund të vendosni cadrën tuaj. Adventurely është një tjetër aplikacion për ata që udhëtojnë vetëm, ju mundëson takimin me njerëz të tjerë që kanë itinerar të ngjashëm.

12592710_871369592976374_6536143251990860225_nSepse jetojmë vetëm një herë

Mos prisni që eksperiencat të vijnë te ju, ndërkohë që jeni ulur në divanin tuaj në shtëpi. Ne udhëtojmë sepse duam të përjetojmë ndjesinë e paimitueshme të mbërritjes në një vend të ri, të njohim njerëz të rinj intersant ose jo, për të provuar ushqime të reja, për shkak të motit, por mbi të gjitha sepse jetojmë vetëm një herë. Kështu që udhëtoni sa më shumë dhe zbuloni botën.

Udhëtim të mbarë! 🙂

Lini një Përgjigje