Berati duket sikur po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e munguar. Një nga qytetet më të rekomanduar nga të gjitha agjensitë ndërkomëtare turistike, Berati është krenaria e arkitekturës shqipëtare. Qyteti ndërthur në mënyrë harmonike kulturën perëndimore me atë lindore dhe dëshmon më së miri traditën e harmonisë fetare në vend. Vetëm 90 minuta larg nga Tirana, një fundjavë në Berat do t’ju ofroj; ushqim të shijshëm, akomodim të lirë, mikpritje dhe histori. Kthehuni të frymëzuar dhe me energji të reja pasi të keni vizituar këto vende në qytetin e bardhë (në mesjetë Berati njihej me emrin “Bel(i)grad”, qyteti i bardhë).

Kalaja

1443606625_2!!-!!Berat-CastleLagja brenda mureve të kalasë është ende e banuar. Nëse do të ecni këtu mos u çudisnni t’a gjeni veten në oborrin e dikujt, duke menduar se është kishë ( rreth 40 kisha mendohet të kenë ekzistuar brenda në kala). Në pranverë dhe verë aroma e kamomilit përhapet në të gjithë lagjen e kalasë. Një piknik nën hijen e pishave dhe me peizazhin e lagjes Goricë, do të ishte një mënyrë e mirë për t’u shplodhur, pasi të keni ecur në rrugët e pjerrëta me kalldrëm.

Muzeu i Onufrit

7552586230_fc4a74c74a_kKalaja tradicionalisht ka qënë lagje ortodokse, por shumë pak kisha kanë mundur ti qëndrojnë kohës. Kisha më e madhe është “Fjetja e Shën Mërisë”, aty ku është vendosur edhe Muzeu i Onufrit. Daton prej 1797 dhe është ndërtuar mbi themelet ekzistuese të një kishe të shek. X. Veprat e Onufrit janë të ekspozuara këtu.

Mangalemi

berat-windowsKompleksi i lagjes “ Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve.  Ka formën e një piramide që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Mangalemi është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gëdhendur në dru e gurë; është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”.

Gorica

164-02Lumi Osum  ndan lagjen Goricë nga lagjia Mangalem. Të dyja qëndrojnë përballë njëra-tjetrës dhe janë sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Ura e Goricës, e ndërtuar në vitin 1780 e lidh me pjesën tjetër të qytetit. Vizitorëve u tërheqin vëmendjen rrugicat  intime, me errësirën e tyre duket sikur sfumojnë godinat e lagjes.

Muzeu Etnografik

05b_B_Gastezimmer_Museum_BeratSapo zbret nga kalaja është muzeu etnografik, i vendosur në një shtëpi karakteristike të stilit otoman, ndërtuar në shek. e XVIII. Në katin e parë, ashtu si në një ekspozitë janë vendosur veshjet tradicionale, mjetet e përdoruara nga argjendarët dhe endësit. Ndërsa në katin e sipërm ndodhen, dhomat e gjumit, kuzhina dhe dhoma e mysafirëve, areduar në stilin tradicional.

Lini një Përgjigje