Ne nje kontinet me kaq shume vende mahnitese, si do te mund te zgjidhnit qytetin me inteligjent? Thuajse te gjithe qytetet europian ofrojne numer te njejte atraksionesh dhe eksperiencash kulturore. Disa prej tyre kane shkuar me tej. Planifikueset urban kane zgjidhur perfundimisht problemet e trafikut rrugor, ciklisteve dhe kembesoreve. Te tjere kane bere hapa gjigande ne teknologji dhe energji. Ja pse keta qytete jane pjese e klasifikimit tone.

1. Kopenhagen

kopenhagen

Jo me kot njihet boterisht si qyteti i gjelber. Kopenhagen eshte qyteti me nivelin me te ulet te karbonit dhe ka nje plan te admirueshem per reduktimin e tij deri ne 2025. Per permbushjen e ketij objetivi i eshte dashur te vendos sanksione te rrepta ne politikat e gjelberimit. Si nje nga qytetet me ekologjik, Kopenhagen eshte kryeqyteti me perdorimin me te madh te bicikletave. Me shume se 40% e qytetareve perdorin bicikleta si mjet transporti. Kjo ka bere qe ne bashkepunim me MIT te prdhohen bicikletat inteligjente. Ato masin trafikun dhe nivelin e ndotjes se ajrit.

2. Viena

wien-sommer50-14_1422622889055-fix

Cilesia e larte e jeteses dhe larmia e projekteve inteligjiente, bejne qe kryeqyteti i Austrise te klasifikohet si i tille. Viena ka krijuar nje ent publiko-privat, TINA Viena, qellimi i vetem i te cilit eshte zhvillimi i zgjidhjeve dhe strategjive inteligjente per qytetin. Ne propozimet aktuale per zhvillimin jane rreth 100 projekte duke u konsideruar, nje nder to eshte “Citizen Solar Power Plant”. Objektiv i tij; deri ne vitin 2030 te jete bere e mundur qe prodhimi i 50% te energjise te nxirret nga burime te rinovueshme.

3. Barcelona

Photo_6_-_barcelona

E njohur per arkitekturen surreale, artin, kulturen dhe diellin e pafund, Barcelona eshte gjithashtu nje qytet inteligjent. Qellimi i tij eshte te nxise mbare boten ne levizjen e qyteteve inteligjente, duke shpresuar jo vetem zhvillimin e tij, por te cdo qyteti ne bote. Nje nga menyrat e bashkepunimit me qytetet e tjere inteligjent eshte organizimi i te parit event global “Smart Cities Expo World Congress”. Barcelona ishte nder te paret qytete qe vuri ne zbatim projektin e zhvillimit te levizjes, duke vendsour rreth 6000 bicikleta ne cdo cep te tij. Lista e ideve dhe nismave inteligjente nuk mbaron ne kete qytet. 

4. Stokholm

6065741372_9853888929_o

40% te tij e zene hapersirat e gjelberta, e per kete arsye Stokholmi ishte qyteti i pare qe mori statusin e “Qytetit te Gjelber ne BE”. Ashtu si dhe Kopenhagen, kryeqyteti i Suedise po ben perpjekje maksimale per reduktimin e nivelit te karbonit deri ne 2050, por projektet inteligjente nuk ndalen ketu. Stokholmi u rendit i 7 ne bote per politikat dixhtale dhe mori vendin e pare per angazhimin e tij ne siguri dhe privatesi. Teknologjite e reja te komunikimit dhe informacionit jane testuar ne Stokholm Royal Seaside (SRS),projekt ky i rigjenerimit urban. Qellimi i tij eshte rritja e ekonomise vendase dhe permiresimi i cilesise se jetes per banoret kryeqytetas.

Lini një Përgjigje