Porto, qyteti i cili emërtoi shtetin, ka shumë më tepër për të ofruar se ecja në qendrën historike, një pije buzë lumit Duoro apo jetës së natës.

Ndërkohë që ato duhet t’i bëni patjeter, si kudo që shkoni, këto janë 3 sugjerimet tona për çfarë nuk duhet të humbisni në Porto.

3Provoni Francesinha-n e famshme


Një nga mënyrat më të mira për t’u njohur me kulturen vendase është nepërmjet stomakut dhe nëse jeni në Porto duhet patjetër të provoni Francesinha. Francesihna është një lloj sanduiç me disa shtresa që pak a shumë përbëhet nga “buke, linguiça, salcice të freskët si psh chipolata, bifteck ose rosto, i mbuluar me djath të shkrirë , salcë të trashë me domate dhe birrë” , i shoqëruar me patate të skuqura.
Kemi pasur mundësinë ta provojmë në disa vende në Porto por Café Santiago është padiskutim vendi më i mirë në mendimin tonë.

2Pini verë Port

Keni dëgjuar për verën Port? Vjen pikërisht nga ky qytet dhe duhet patjetër t’a proven. Vizitoni një prej kantinave lokale për të mësuar rreth procesit të prodhimit, historisë, karakteristikave dhe variacioneve të ndryshme të kësaj vere.

1Vizitoni librarinë “Lello” (e njohur gjithashtu si libraria e Harry Potter)

Jeni apo jo një fans i “Harry Potter”, do iu sugjeronim të vizitonit këtë librari. J.K. Rowling është frymëzuar shume nga Portugalia për librat e saj dhe nëse keni ëndërruar të jeni pjesë e Harry Potter kjo është më e ngjashmja që kemi në këtë botë.

1 KOMENT

Lini një Përgjigje